Contact: 0692075277

Aeroclub Albania

Safe paragliding since 2008

SIV Course Llogara

SIV-i eshte organizuar kryesisht per pilotet dhe studentet antare te AA-se ose qe jane pergatitur nga AA-ja.
Perfshin te gjitha nivelet e studenteve.
Kryesisht do te organizohen fluturime ne Llogora por nuk perjashtohet mundesia, per dite te vecanta, te zhvendosemi ne Vlore.
SIV-i do te organizohet sipas programit te APPI.
Akomodimi do te behet me cadra ne Llogora te ish fusha e sportit. Per persona qe duan kushte me komode duhet te organizojne vet akomodimin e tyre mundesisht sa me afer pikes se kampingut. Cdo mbremje do te flitet teorikisht per manovrat qe jane kryer apo qe do te kryhen te nesermen.
Ne vendin e uljes, qe do te jete plazhi i pare te delta, si pike mbledhje do te funksionoje bari ne plazh prane “havana”.
Pgesat per SIV do te jene te diferencuara ne tre kategori.
1. pilot ose studente anetare te AA
2. pilot ose student qe kane dale nga AA por qe nuk jane anetare te saje.
3. pilote ose studente qe nuk kane asnje lidhje me AA.
Per grupin e trete pagesa per SIV do te jete 150 eu dhe perfshin pagesen e instruktoreve dhe transportin nga vendi i uljes per te ai i nisjes.
Per grupin e pare dhe te dyte akoma nuk eshte vendosur cmimi, por eshte e sigurt qe do te jete shume me i ulet se ai i grupit te trete.
Personat e interesuar duhet te kontaktojne ne +355692075277 dhe te mbyllin rregjistrimin te pakten nje jave para dates se fillimit te kursit.